57 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku brenda 24-orëve të fundit, në Kosovë
Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka njoftuar se brenda një dite në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku.
Prej tyre, 34 aksidente janë me dëme materiale dhe 23 aksidente me të lënduar.
Po ashtu gjatë 24 orëve në Kosovë janë shqiptuar 2.376 gjoba.
Janë arrestuar 15 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajte të dënimit.

