75 Mall Live Search
17:47 / E Martë, 27 Janar 2026 / MSH1

Shtëpia e Bardhë ndan pamje nga ndërtimi i murit me Meksikën

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video nga procesi i ndërtimit të murit ndarës me Meksikën.

Në pamje shihen kamionë dhe ekskavatorë që po punojnë pa reshtur në ndërtim, shkruan IndeksOnline.

“Ndërto murin. Mbroje kufirin. Mbroje Amerikën. Premtime u bënë, premtime u mbajtën” shkruhet në postim.

Në fundvit 2025 dhe fillim të vitit 2026, ndërtimi i murit kufitar SHBA-Meksikë ka hyrë në një fazë të re dhe të përshpejtuar nën administratën e Trumpit, që shpesh quhet “mur i zgjuar”.

Në korrik, SHBA-ja ndau 46.5 miliardë dollarë për infrastrukturën kufitare, teksa fokusi është zhvendosur në përfundimin e projekteve të mëparshme dhe fillimin e ndërtimeve të reja, me kontrata të rëndësishme të dhëna për të mbushur boshllëqet dhe për të përmirësuar aftësitë e mbikëqyrjes.