Keijsi përjashtohet nga BBVA
Keijsi Hyseni është përjashtuar nga Big Brother VIP Albania.
Zarfi i zi, i kumtuar nga Ledion Liço, vlerësoi se Keijsi ka shkelur parimet themelore të formatit, shkruan IndeksOnline.
“Vëllai i Madh” ka vlerësuar se Keijsi vazhdimisht ka ofenduar, degraduar dhe rënduar lojtarët e tjerë në lojë.
Pavarësisht se iu tërhoq vërejtja, ai prapë se prapë vijoi me sjelljen e njëjtë karshi disa banorëve./IndeksOnline/

