75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / KV

Finalizohet operacioni policor i koduar “Polena” (Video)

Specialistët për hetimin e narkotikëve në Korçë në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Polena”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin Polenë – Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.