75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / MSH1

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën, për anëtarësim në Bordin e Paqes

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar anëtarësimin në Bordin e Paqes.

Duke e shpërndarë postimin e Bordit të Paqes, që i uroi Kosovës mirëseardhje në organ, Ambasada e SHBA-së shkroi: “Urime Kosovë”, shkruan IndeksOnline.

Prapa urimit fshihet edhe një mesazh i fortë, i shprehur nëpërmjet “emoji-ve”. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e fortë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Kosova u anëtarësua në Bordin e Paqes të enjten e kaluar, me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, që vendosi firmën në dokumentin e ndarë bashkë me homologun amerikan, Donald Trump./IndeksOnline/