75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Klubi shqiptar solidarizohet me tifozët e PAOK-ut që vdiqën në aksident, mes tyre edhe një shqiptar

Klubi i njohur shiqptar, KF Skënderbeu është solidarizuar me klubin e PAOK-ut, pasi shtatë tifozë të tyre vdiqën pas një aksidenti në Rumani, ku po udhëtonin drejt Francës, për të ndjekur ndeshjen ndaj Lyonit.

Po ashtu, Skënderbeu i shprehu ngushëllime familjes së Vasil Palos, korçarit i cili ishte në mesin e tifozëve që mbeten të vdekur nga ky aksident, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

KF Skënderbeu shpreh solidaritetin e tij më të thellë me familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin e PAOK Selanik-ut, pas lajmit tragjik për humbjen e jetës së disa tifozëve, të cilët po udhëtonin drejt Rumanisë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Futbolli është pasion, dashuri dhe bashkim mes njerëzve, por mbi të gjitha është jetë. Në momente të tilla të dhimbshme, ndjehemi pranë atyre që po përjetojnë këtë humbje të rëndë dhe u përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ngushëllime për familjen e Vasil Palos, korçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik.

U prehshin në paqe!

 Forcë familjarëve dhe gjithë tifozërisë së PAOK-ut!

/IndeksOnline/