75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / MSH1

Lëshohet ilegalisht një këngë e Rita Orës, ky është reagimi i saj

Rita Orës i është lëshuar një këngë.

Artistja shqiptare me famë botërore ka reaguar qetë, ndonëse një dukuri e tillë shpesh i acaron këngëtarët, shkruan IndeksOnline.

Kënga quhet “No Peeking” dhe është punuar në bashkëpunim me Gryffin, një DJ me të cilin Rita kishte bashkëpunuar edhe në të kaluarën.

“Me gjasë, rrjedhja e këngëve është ende trend. Për fat të mirë, unë e dua këtë këngë. Kështu që, shijojeni. Faleminderit kujtdo që e lëshoi”, shkroi Rita.

Kjo nuk është hera e parë që Ritës i rrjedhin këngët në platforma online. Reagimi i saj përherë është ikonik./IndeksOnline/