75 Mall Live Search
13:03 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / MSH1

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që tentoi të shesë një orë, në një dyqan ari.

pamjet që janë bërë virale, i dyshuari shihet duke komunikuar me një shitës në një dyqan, teksa mbi kokë mban një kapelë me logon e ekipit te Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Personi në fjalë dyshohet të jetë pikërisht hajduti që vodhi disa gjësende me vlerë në shtëpinë e ish-porterit të “mbretërve”, Iker Casillas.

Nga ora e shitur, hajduti raportohet të ketë fituar 8 mijë euro.