Prishtina pëson humbje në miqësore nga skuadra ukrainase
Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Sot, klubi kosovar luajti ndaj Obolon Kyiv, skuadrës së njohu nga Ukraina dhe u mposht me rezultatin 1:2, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm për klubin nga Superliga e Kosovës e shënoi sulmuesi, Leutrim Kryeziu nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71’të.
Pas dy ditësh, ekipi i Afrim Tovërlanit do të luajë miqësoren e fundit para rikthimit në Kosovë – ndaj skuadrës tjetër të njohur ukrainase, Kolos Kovalivka…/Indeksonline/

