75 Mall Live Search
08:17 / E Enjte, 29 Janar 2026 / G T

“Pse po shkon portieri?”, Pep Guardiola tregon se ishin në stres, duke shikuar ndeshjen Benfica vs Real Madridi!

Pep Guardiola ka treguar se do t’i dërgojë një mesazh falënderimi Jose Mourinhos pas fitores së Benficës ndaj Real Madridit, një rezultat që ndikoi drejtpërdrejt në kualifikim.

Trajneri spanjoll shpjegoi edhe situatën e diskutuar gjatë ndeshjes, kur portieri i Benficës, Trubin u bashkua në sulm në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

“Po, sigurisht që do t’i dërgoj një mesazh. Ne ishim të gjithë aty (në dhomën e zhveshjes) dhe nuk e dinim që Benficës i duhej një gol për t’u kualifikuar. Prandaj njerëzit thoshin për portierin: ‘PSE po shkon përpara?! Qëndro në portë! Reali mund të barazojë dhe atëherë ne eliminohemi!’”, tregoi Pep.

Guardiola më pas shtoi me nota ironie se gjithçka ishte pjesë e një plani të menduar mirë nga Mourinho: “Ishte një strategji e mirë nga Jose, apo jo? Të shënonte golin e katërt”.

Me fitoren e Benficas, Manchester City u fut në top-8, kurse skuadra portugeze dhe spanjolle përfunduan në play-off./Indeksonline/