75 Mall Live Search
11:03 / E Enjte, 29 Janar 2026 / S Z

“Ju betohem se as unë, as fëmijet s’kemi qenë në makinë kur është vrarë Liridona” / Murseli akuzon prokurorinë për shpifje

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli ka folur lidhur me raportin e tij me Liridonën. Murseli ka thënë se nuk pati marrëveshje për vrasjen e saj.

Ndërsa ka pohuar se as ai e as fëmijet, nuk kanë qenë në makinë, në momentin kur është vrarë Liridona.

“Iu betohem në dy fëmijë që i kam që Naim Murseli as në makinë s’ka qenë në momentin kur  është vrarë Liridona. As unë as fëmijet, ju betohem. Kjo është e  vetmja e vërtetë. Ajo që e thotë prokuroria është shpifje”, ka thënë Murseli/.