Rinumërimi, Paris Guri parakalon me vota Arben Gashin
Dy deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës u janë ndryshuar votat, pas rinumërimit.
Në të dhënat e fundit, figuron se Paris Guri ka tejkaluar me vota Arben Gashin, raporton IndeksOnline.
Nga rezultatet zgjedhore pas rinumërimit, Guri ka 12,993 vota, teksa Gashi ka 12,768 sosh.
Kujtojmë se procesi i rinumërimit është duke vijuar dhe këto rezultate nuk janë përfundimtare.



