Trubin pas ndeshjes ndaj Real Madridit, tregon për situatën në vendlindjen e tij: S’ka rrymë, e as ujë!
Skuadra e Benficas mbrëmë shënoi fitore spektakolare 4:2 ndaj Real Madridit, për të siguruar play-offin në UEFA Champions League.
Portieri ukrainas, Anatoliy Trubin shënoi gol me kokë në minutat e fundit, shkruan Indeksonline.
“Ka qenë pak e vështirë. Vendi im, Ukraina është në luftë. Unë jam gjithmonë në kontakt me familjen time. E di se si është situata atje. Pa rrymë, pa ujë. Kështu që ndonjëherë është vërtetë e vështirë. Por, më duhet të vazhdoj, të punoj, të punoj – fortë…!, u shpreh portieri pas ndeshjes
Me fitoren e mbrëmshme, Benfica siguroi play-offin në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/

