75 Mall Live Search
13:52 / E Enjte, 29 Janar 2026 / MSH1

I zhdukuri në Shqipëri është një 24-vjeçar, Osmani ndan detaje nga misioni i FSK-së

Një person u zhduk në Shqipëri, teksa autoritetet dyshojnë se viktima ka rënë në rrjedhën e lumit Mat.

Me këtë rast, njësitet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e FSK-së në kërkimin dhe shpëtimin e viktimës, shkruan IndeksOnline.

Vendimin për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së e mori qeveria, nëpërmjet një mbledhjeje elektronike, teksa presidentja Osmani ka ndarë detaje mbi rastin.

“Dje, pas propozimit të qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24-vjeçarit Jurgen Karaj.

FSK-ja, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë”, deklaroi presidentja./IndeksOnline/