Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore
Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, raporon IndeksOnline.
“Ju njoftojmë se prej orës 20:00 është normalizuar qarkullimi i kamionëve si në hyrje dhe dalje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
Një verprim të tillë më herët e ka bërë edhe Mali i ZI. /Indeksonline/

