U eliminua nga Liga e Kampionëve, De Zerbi kërkon dorëheqjen nga Marseille
Marseille është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Humbja nga Club Brugge 3-0 si dhe goli i Trubinit ndaj Real Madridit në fund të ndeshjes, ishte ajo që e largoi Marseillen nga zona play-off.
Pas këtij eliminimi, në mediat franceze është raportuar se trajneri, Roberto De Zerbi ka ofruar dorëheqjen e tij.
Largimi i tij i mundshëm do të ngjallë spekulime, pasi ai është lidhur kohët e fundit me një rikthim në Premierligë me skuadrat si Tottenhami dhe Manchester Unitedi ndër të interesuarat./IndeksOnline/

