FSK-ja me trajnime më zonën e Badoict dhe Koliqit
Forca e Sigurisë e Kosovës do të mbajë trajnime në terren, e ku do të bëhen në zonën e Badocit dhe zonës së Koliqit. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 3 shkurt në zonën e Badocit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë, ju njoftojmë për dy aktivitete të radhës së kadetëve të FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës:
Zona e Badocit – 03 shkurt 2026 Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”.
Zona e Koliqit – 06 dhe 07 shkurt 2026 Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të realizojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.
Ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë zhvilluar edhe më parë nga kadetët dhe kanë karakter profesional dhe edukativ.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve.
Për çdo informatë shtesë, do të njoftoheni me kohë.

