75 Mall Live Search
16:06 / E Premte, 30 Janar 2026 / A

“Sa e pafytyrë që…, Ti i përdore lotët”/ Debat i ashpër në Big-un e Shqipërisë

Një debat i ashpër ka ndodhur sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Juelës dhe Stenaldos.

Gjatë debatit Juela i ka thënë Stenaldos që ai ka përdorur lotët e saj, ndërkohë Stenaldo i është drejtuar duke i thënë ‘je e pa fytyrë’.

Pjesë nga debati:

Juela: Ti ke vënë në dyshim lotët e mi, edhe unë këtu me ty e mbyll

Stenaldo: Bravo, unë po flas për tjetër qarje përpara se të shpëtoheshe.

Juela: Unë në jetën time jam mësuar gjithmonë me durim, por ti ke përdorur lotët e mi

Stenaldo: Ua sa e pa fytyrë paske qenë!

Juela: Ti i përdore lotët

Stenaldo: Pse prapë të drejtë do ketë Mali përball meje?!

Juela: Ti duhet të kishe shpëtuar Malin të ishe koherent

Stenaldo: Mali është i shpëtuar, unë nuk të shpëtova ty

Juela: Ti ke shpëtuar Juelen pasi ke garantuar që grupet e tjera janë eliminuar dhe do te dilje si i mirë, unë nuk e konsiderojë fare veten e shpëtuar nga ti, ti po vdisje të dilje i larë.

Stenaldo: Ti po vdisje për tu shpëtuar, po mbaroje…