Kapja rekorde e disa tonëve marijuanë në Serbi bëhet lajm në mediat ndërkombëtare
Kapja e një sasie prej 5 tonëve marijuanë në një fshat të Serbisë, është bërë lajm edhe në mediat botërore.
Kjo është edhe sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Serbi.Marijuana është gjetur në një kompani të vogël bujqësore dhe tregtare.
Kreu i ministrisë së brendshme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se kjo është një kapje rekorde, raporton Reuters.
Të arrestuar kanë mbetur edhe dy persona, derisa një mbetet ende i lirë.
“Ky është një kapje rekord,” ka thënë Daçiç, duke shtuar se policia kishte sekuestruar gjithashtu katër pushkë sulmi dhe një raketë antitank.

