75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 30 Janar 2026 / Gj Sh

Atalanta nuk pranon kushtet e Fenerbahches për Lookman, Atletiko Madrid hyn në garë

Transferimi i Ademola Lookman te Fenerbahche mund të dështoj.

Pavarësisht se sulmuesi nigerian ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahchen, skuadra e Atalantas nuk ka pranuar kushtet e pagesës nga skuadra turke, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, ka marrëveshje për shifrën prej 40 milionë eurove, por jo edhe edhe për kushtet e pageses.

Në orët e fundit, Atalanta po ashtu ka marr një telefonat nga Atletiko Madrid, e cila është e interesuar për transferimin e Lookman./IndeksOnline/