U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Seno Fishta, ka konfirmuar rikthimin me ish-bashkëshorten e tij gjatë emisionit “Të guximshmit”, ku dyshja shkëmbyen puthje në publik, duke e bërë të qartë ribashkimin e tyre.
Megjithatë, në “Të guximshmit”, Seno konfirmoi një tjetër realitet sentimental, rikthimin pranë ish-bashkëshortes, me të cilën ka edhe fëmijë.
Ky ribashkim vjen pas një historie shumë të vështirë jete, të rrëfyer nga vetë Seno në intervista të mëparshme. Ai ka treguar se bashkë me ish-bashkëshorten kanë kaluar një periudhë të rëndë emigrimi dhe azili në Francë, ku për rreth gjashtë muaj kanë jetuar në një kamp refugjatësh, në çadra, mes qindra personave të tjerë, përballë mungesës së dokumenteve dhe pasigurisë totale.
Seno ka rrëfyer gjithashtu se vetëm një ditë pas lindjes së vajzës së tij, u detyrua të largohej nga familja për shkak të problemeve ligjore, çka çoi në arrestimin dhe paraburgimin e tij për 32 muaj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe, ish-bashkëshortja mbeti e vetme me fëmijët, një sakrificë që ai vetë e ka pranuar publikisht si shumë të rëndë dhe të dhimbshme.
Rikthimi i konfirmuar në “Të guximshmit” shihet nga publiku si një kapitull i ri pas një historie të mbushur me ndarje, mungesë dhe vështirësi ekstreme, si dhe një kthesë e fortë pas deklaratave të mëparshme të Senos për Juelën.


