75 Mall Live Search
19:05 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / L A

Theu rregullat, suspendohet ylli i NBA-së

Një yll i NBA-së është suspenduar gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Paul George, i cili u suspendua pasi që kishte thyer rregullat anti-drogë të kësaj gare.

Rreth kësaj, George mori një dënim të rëndë pasi që do të mungojë në 25 ndeshje, duke lënë të penalizuar skuadrën e tij, Philadelphia 76ers.

NBA nuk e zbuloi natyrën e shkeljes apo substancën që ishte përfshirë. Pezullimi prej 25 ndeshjesh, sipas kushteve të marrëveshjes midis NBA-së dhe Shoqatës Kombëtare të Basketbollistëve, tregon se kjo ishte shkelja e parë nga George./IndeksOnline/