Të shtëna me armë në Mitrovicën e Jugut, plagoset një person
Një person është plagosur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, ku bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Zahiti njoftoj se policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën dhe është konfiskuar një armë zjarri.
“Rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut.Viktima i moshës madhore ( mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, ka thënë Zahiti.
Ndërsa ka njoftuar së rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/

