75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 01 Shkurt 2026 / AR

2po2 zbulon pse nuk e ftoi Unikkatilin në albumin “Testamenti”

Moderatori Meriton Mjekiqi ka nisur sezonin e ri të emisionit “Me Meriton Mjekiqin”, ndërsa i ftuari i parë ishte reperi i njohur 2po2.

Gjatë intervistës, 2po2 foli për projekte të ndryshme muzikore, mes tyre edhe për albumin e tij të ri, të titulluar “Testamenti”, i cili pritet të publikohet së shpejti, shkruan Indeksonline.

Në një nga pyetjet më interesante, Meritoni e pyeti reperin nëse Unikkatil do të jetë pjesë e këtij albumi. Përgjigjja e 2po2 ishte mjaft emocionale dhe e sinqertë.

“Unikkatilin nuk e kam ftuar, sepse edhe ai ka pasur vështirësitë e veta. Të gjithë e dimë çfarë i ka ndodhur në jetën e tij dhe nuk kam dashur ta shqetësoj në këtë periudhë. Përveç bisedave tona, jam munduar vetëm ta ngushëlloj dhe ta ndihmoj që ta kalojë më lehtë, asgjë më shumë”, u shpreh 2po2.

Më poshtë keni intervistën e plotë./Indeksonline/