Vdes një person në Rahovec derisa ishte duke prerë një lis
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 15:30, një person është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, në Rahovec.
Sipas njoftimit, ai është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rahovec / 01.02.2026 – 15:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis dhe ai është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

