75 Mall Live Search
11:06 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

“Do jem me ju sonte”, Granit Xhaka me mesazh motivues për bashkëlojtarët para ndeshjes ndaj Burnleyt

Granit Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sontme ndaj Burnleyt me fanellën e Sunderlandit, për shkak të një lëndimi. Megjithatë, mesfushori shqiptar ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë ekipit dhe tifozëve përmes një mesazhi motivues në rrjetet sociale.

“Son­te jam me djemtë me shpirt dhe me ju në tribuna. Së bashku i mbajmë pikët në shtëpi – energjia juaj bën diferencën”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale

Sonte nga ora 21:00, Sunderlandi e pret Burnleyn në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.

Xhaka po vazhdon rikuperimin nga lëndimi dhe pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit sapo të jetë plotësisht gati, ndërsa sonte fokusi i tij mbetet te përkrahja e bashkëlojtarëve në një ndeshje të rëndësishme për skuadrën./Indeksonline/