75 Mall Live Search
12:29 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / S Z

Përfundon afati për ankesa në PZAP, pranohen 7 ankesa për rezultatet përfundimtare

Sot ka përfunduar afati për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në një përgjigje për Indeksonline ka bërë të ditur se ka pranuar shtatë ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP-ja do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

 “ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë (7) ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP-ja do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë (96) orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së për Indeksonline.

Ankesat janë dorëzuar nga: Lista Serbe – ankesë ndaj vendimit të KQZ-së; Nova Demokratska Stranka (NDS) – dy ankesa për parregullsi gjatë votimit; koalicioni PAI–PDAK–LPB – ankesë për parregullsi me fletëvotime; Bekim Haxhiu – dy ankesa, njëra lidhur me shpërndarjen e ulëseve në kuvend dhe tjetra për parregullsi gjatë numërimit të votave me postë dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – ankesë për parregullsi gjatë procesit të votimit.