75 Mall Live Search
14:43 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Një “lëvizje” e Cristiano Ronaldos, bllokon tri transferime?!

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes në Arabinë Saudite. Ylli i Kombëtares së Portugalisë ka “bllokuar” tri transferime!

Karim Benzema është afër t’i bashkohet Al Hilalit nga Al Ittihadi, shkruan Indeksonline

Kur, Ronaldo e mori vesh këtë lëvizje, thuhet se ka biseduar me sulmuesin francez dhe tashmë ky transferim është në pritje.

Sulmuesi i Al Nassr është i pakënaqur me klubin, të cilët s’kanë bërë asnjë lëvizje gjatë merkatos së dimrit.

Andaj, ai sot pritet të mos luajë sonte kundër Al-Riyadhit.

Përveç transferimit të Benzemas në Al Hilal, momentalisht janë bllokuar edhe dy transferime tjera: En-Nesyri te Al Ittihadi dhe N’Golo Kante te Fenerbahce./Indeksonline/