75 Mall Live Search
14:55 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / Z S

Lirimi i pronave dhe hapësirave publike, komuna e Gjakovës jep një paralajmërim

Komuna e Gjakovës do të ndërmarrë masa për lirimin e pronave komunale dhe hapësirave publike të cilat shfrytëzohen pa kontratë të vlefshme.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Gjakovës.

Sipas njoftimit do të përfshihen objektet komunale, rrugët, trotuaret, dhe sipërfaqet tjera publike.

E lidhur më këtë nga Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve afariste dhe shfryzutësve të pronave që të aplikojnë për pajisjen me kontratë përkatëse nga Komuna e Gjakovës.

Në rast se shfrytëzuesit e pronave komunale nuk pajisen me kontratë për shfrytëzim, obligohen që të lirojnë pronat dhe hapësirat publike në të kundërtën Komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria e Inspektoratit, do të ndërmerr masa ndëshkuese – gjobë sipas dispozitave ligjore në fuqi, si dhe do të ushtrojë kallëzim penal në institucionet përkatëse, pas konstatimit për uzurpim.