75 Mall Live Search
15:58 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / MSH1

Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA, bëhet kompania e parë në Republikën e Kosovës që pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1

MOMENT HISTORIK PËR INDUSTRINË VENDORE

Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA, bëhet kompania e parë
në Republikën e Kosovës që pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1, duke i
regjistruar produktet zyrtarisht si “Republic of Kosovo” në sistemin
global të identifikimit të produkteve.

Kjo u mundësua përmes GS1 Kosovo, pjesë e rrjetit botëror GS1, standardi
që përdoret nga tregjet, distributorët dhe zinxhirët më të mëdhenj të
shitjes në botë.

Produktet VIPA tashmë janë të identifikueshme dhe të pranueshme
globalisht

Hapet rruga për eksport dhe integrim në tregjet ndërkombëtare

Kosova shënohet zyrtarisht si vend origjine në barkodet e produkteve

Ky është një hap i madh jo vetëm për Pestova Shpk, por për gjithë
prodhuesit vendorë dhe për prezencën e Kosovës në tregtinë globale.

Nga Kosova – sipas standardeve botërore.