75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / Gj Sh

Milan dhe Tottenham shfaqin interesim për Leon Avdullahun

Paraqitjet e mira të Leon Avdullahut të Hoffenheim, kanë bërë që klubet e mëdha evropiane të interesohen për të.

Sipas asaj që raporton ”Fussballdaten”, gjiganti italian, Milan dhe skuadra angleze Tottenham, kanë synuar transferimin e mesfushorit kosovar, shkruan IndekOnline.

Madje raportohet se skautët e Tottenham, ishin të pranishëm në çdo ndeshje të Hoffenheim, për ta ndjekur nga afër 21-vjeçarin.

Ndërsa Milan kishte përgatitur një ofertë për Avdullahun, por pasi skuadra gjermane ka bërë të ditur se nuk është në shitje, kuqezinjtë i ndaluan bisedimet.

Mbetet të shihet nëse Leon Avdullahu do të largohet nga Hoffenheim në merkaton e verës, pasi tashmë ka përfunduar tregu i transferimeve./IndeksOnline/