Pasi dështoi transferimi te Milani, Mateta dhe Crystal Palace marrin këtë vendim
Jean Philippe Mateta ishte emri më i përfolur në ditët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.
Sulmuesi francez kishte marrëveshje me Milanin, por transferimi i tij dështoi pas testeve mjekësore, ku doli të kishte një problem në gju, shkruan IndeksOnline.
Menjëherë pas kësaj, stafi i Crystal Palace do të vendos së shpejti për operimin e 28-vjeçarit.
Ky operacion do të ndodh në muajt e ardhshëm, pasi po afron edhe Kupa e Botës.
Mateta ishte pranë transferimit te Milani, por testet e detajuara pas seancave të dyfishta, bën që kuqezinjtë të mos pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen./IndeksOnline/

