Bie numri i lindjeve në Kosovë, cili është ndikimi më i madh?
Viti 2022 kishte numrin më të lartë të lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
2023-ta shënoi rreth 1,400 më pak krahasuar me vitin paraprak, ndërsa lindën 1,342 foshnje më pak për të njëjtën periudhë.
Sociologët thonë se përveç faktorëve socio-ekonomikë, një ndikim të madh ka edhe mungesa e politikave për gratë në tregun e punës.
Sipas sociologes Flaka Ymeri, për gratë e punësuara, pushimi aktual i lehonisë nuk mjafton, ndërsa gratë në muajt e parë të shtatzënisë shpesh ndalohen nga punësimi, raporon klankosova.
Për rritjen e natalitetit po kërkohet modifikim i pushimit të lehonisë, përfshirë edhe përfshirjen e baballarëve në këtë pushim.
Në anën tjetër, sociologu Besim Gallopeni paralajmëron se Kosova është në një fazë shumë kritike demografike.

