75 Mall Live Search
21:35 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / L A

Lallana merr detyrën e parë si trajner

Ish-mesfushori anglez, Adam Lallana ka marrë një detyrë të re.

Pas pensionimit të tij si lojtar, ai nuk ju nda futbollit pasi që tani është bërë trajner te ish-skuadra e tij, Southampton.

Lallana do të menaxhojë skuadrën U-21 të Southamptonit, me anglezin që u shpreh i lumtur që mori këtë detyrë.

“Ndihem mirë që jam në klubin e futbollit ku erdha përmes Akademisë, ndiej se i kam shumë borxh klubit”, u shpreh Lallana.

Lallana, kishte luajtur për Southamptonin në dy periudhat 2006-2014 dhe 2024-25./IndeksOnline/