75 Mall Live Search
21:49 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / B XH

Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK tregon kur do të rikthehet në operim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve.

Ky bllok u ndal nga operimi mbrëmë pas disa rrjedhjeve të ujit që u identifikuan në sistem.

Aktualisht, në funksion janë katër njësitë tjera.

“Njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, duke iu bashkuar 4 njësive aktuale gjeneruese. Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me 5 njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në njoftim.

Sipas KEK, ndalja e njësisë është bërë me qëllim të parandalimit të çfarëdo defekti potencial me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.

Njoftimi i plotë: