Moti: I vranët, ngriten temperaturat
Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 2 gradë Celsius.
Ndërsa ato maksimale mes 7 dhe 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–5 metër për sekondë.

