Pas aventurës në Meksikë, James Rodriguez transferohet në Amerikë
James Rodriguez e ka përfunduar aventurën në Meksikë, pas një viti te Club Leon.
34-vjeçari karrierën pritet të vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te skuadra e Minesota Unitedi, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, skuadra amerikane është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me James Rodriguezin.
Negociatat janë në fazat përfundimtare, derisa marrëveshja dhe detajet përfundimtare të kontratës pritet të përfundojnë së shpejti.
Madje vetë ai ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet në aeroplan dhe krahas fotos ka shkruar: ”Here we go”.
Këtë sezon sulmuesi kolumbian ka shënuar trie gola dhe ka bërë dy asiste me fanellën e Club Leonit./IndeksOnline/
Here we go pic.twitter.com/ZCF8zUYo4z
— James Rodríguez (@jamesdrodriguez) February 3, 2026

