Dënimi për krime lufte në Panorc, reagon ambasadori Kryeziu, ai dhe babai i tij ishin viktima të maltretimeve
Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor ish-pjesëtarin e xhandarmërisë serbe, Sergian Lazoviq.
Ai është dënuar më 12 vjet e gjashtë muaj burgim për krime lufte në Malishevë.
Pikërisht në mesin e viktimave ka qenë edhe ai vetë personalisht, së bashku me prindin e tij, Hysen Kryeziu si pjesëstar i UÇK-së.
“Këto fakte dëshmojnë përmasën e krimeve serbe dhe vuajtjet e familjeve shqiptare në Kosovë gjatë luftës 1998-1999, dhe jo vetëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

