75 Mall Live Search
16:03 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / Z S

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH-it, thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Daniel J. Lawton, Zëvendës Ndihmës Sekretar pranë Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Haradinaj e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe duke nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Postimi i plotë:

Pata nderin në Departamentin Amerikan të Shtetit, të takoj z. Daniel J. Lawton, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit, pranë Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. E falënderova z. Lawton për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, nga liria jonë deri te ndërtimi i demokracisë dhe institucioneve shtetërore.

Theksova se partneriteti dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të qëndrueshme dhe strategjike. Anëtarësimi i Kosovës në NATO jo vetëm që do të forcojë sigurinë tonë, por do të kontribuojë gjithashtu në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euro-atlantik.