75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / G T

Amir Rrahmani në mesin e mbrojtësve më të vlerësuar në Serie A

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani është një prej mbrojtësve më të vlerësuar në Serie A brenda këtij sezoni.

Rrahmani është i katërti më i vlerësuar sipas sajtit “Sofascore”, shkruan Indeksonline

Para lojtarit nga Kosova, më të vlerësuar janë mbrojtësit: Bastoni (7.45), Jacobo Ramon i Como-s (7.33) dhe Mario Gila (7.23).

Kurse pas Rrahmanit (7.19) është mbrojtësi i Milanit, Pavlovic (7.09).

Kujtojmë që mbrojtësi kosovar është i lënduar dhe pritet të mungoj disa javë te Napoli./Indeksonline/