Zyrtare: Ferizaj bëhet me një sulmues nga Nigeria
FC Ferizaj zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Ade Oguns, i njohur edhe me nofkën “Wedingo”, nga KAS Eupen i Belgjikës.
Oguns është një futbollist me eksperiencë ndërkombëtare dhe një CV të pasur, ku përfshihen paraqitjet në klubet e njohura si Caracas FC në Venezuelë dhe Wydad AC në Marok, shkruan Indeksonline
Gjatë karrierës së tij ai ka spikatur si një golashënues efektiv dhe një lojtar ofensiv me potencial, duke luajtur si sulmues dhe si sulmues i majtë.
Marrëveshja me FC Ferizaj është realizuar në formë huazimi, ndërsa klubi bardhekaltër e sheh këtë transferim si një shtesë të rëndësishme./Indeksonline/

