75 Mall Live Search
08:59 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / b l

PDK-ja zhvillon sot aksionin simbolik para Ministrisë së Ekonomisë

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të zhvillojë sot një aksion simbolik para ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas njoftimit, ky aksion do të mbahet në orën 14:00.

Ndryshe, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar dje se Kosova do të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike edhe këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm, për shkak të ndaljes së blloqeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si rezultat i investimeve në modernizim dhe rehabilitim të termocentraleve.