75 Mall Live Search
09:09 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / H F

Hoxhaj takim me deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike mbeten prioritet për shtetet tona

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Washington D.C.

Hoxhaj përmes një statusi ka bërë me dije se ka takuar deputetin ukrainas dhe njëherit ish- kryetarin e parlamentit, Dmytro Razumkov, transmeton IndeksOnline.

Sipas Hoxhajt, njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike mbeten prioritet për popujt dhe shtetet tona.

Statusi i plotë i Hoxhajt:

Në Washington D.C. takova edhe deputetin Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës. Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike mbeten prioritet për popujt dhe shtetet tona.