75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / KV

Rënie e grabitjeve në rajonin e Prishtinës gjatë vitit 2025

Numri i rasteve të grabitjes në rajonin e Prishtinës ka shënuar rënie gjatë vitit 2025 krahasuar me vitin paraprak, transmeton IndeksOnline.

Sipas të dhënave zyrtare të prezantuara nga drejtori rajonal i Policisë së Prishtinës, Basri Shabani, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 38 raste grabitjeje, ndërsa në vitin 2025 ky numër ka rënë në 34 raste.

Kjo përfaqëson një ulje prej 10.5 për qind të rasteve të grabitjes në rajonin e Prishtinës (kryeqyteti dhe gjashtë qytete tjera), duke reflektuar një trend pozitiv sa i përket luftimit të kësaj vepre penale.

Policia e Rajonit të Prishtinës e ka vlerësuar këtë rënie si rezultat të angazhimit të shtuar në terren, masave parandaluese dhe hetimeve më efikase në zbardhjen e rasteve të grabitjes./IndeksOnline/