75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / P M

Incidenti me armë zjarri në Kaçanik, policia jep detaje

Në Komunën e Kaçanikut është regjistruar një incident i rëndë që lidhet me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të armës së zjarrit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 4 shkurt 2026, rreth orës 20:15, kur është raportuar për një shkëmbim zjarri në mes të dy veturave.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo fillimisht nuk është gjetur asnjë dëshmi materiale.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/PËRDORIM I ARMËS

Kaçanik 04.02.2026-20:15.  Është raportuar për një shkëmbim zjarri në mes të dy veturave. Në vend të ngjarjes menjëhere kanë dalë njësitet policore, por nuk është gjetur asnjë dëshmi. Pas veprimeve hetimore rreth orës 21:40 eshte hasur një veturë e braktisur e cila ishte vetaksidentuar, ku vërehej se ka vrima dyshohet nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare femër kosovare, e cila ka deklaruar se i dashuri i saj  i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten.

Përderisa njësitë policore ishin në kërkim të dyshuarit,  ai ishte verejtur mbi kulmin e shtëpisë se tij dhe kërcënonte për të kryer vetëvrasje, ku menjëherë eprori policor ka negociuar me të dyshuarin dhe pas negociatave i dyshuari bindet të zbriste dhe arrestohet,  e me pas me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje, ndërsa arma e zjarrit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar.

Në konsultim me prokurorin edhe dëshmitarja e cila dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.