75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / b l

Dita Franceze e Biznesit/ Ambasadori Guerot mbledh komunitetin e biznesit

Në kuadër të përgatitjeve për  Ditën Franceze të Biznesit, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, mblodhi mbrëmë në Prishtinë përfaqësues të kompanive franceze që veprojnë në vend, investitorë si dhe partnerë institucionalë.

“Ky takim shërbeu si platformë për diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në nxitjen e investimeve franceze në Kosovë dhe forcimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ambasades franceze.