75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / KV

Kapet 104 km/h në zonën 40, një shofer në Pejë gjobitet rëndë dhe i zgjatet ndalesa e ngasjes

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar për një shkelje të rëndë të rregullave të trafikut të evidentuar mbrëmjen e 2 shkurtit 2026, transmeton IndeksOnline.

Rreth orës 21:25, në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, një kundërvajtës është hasur duke drejtuar veturën e tij BMW me shpejtësi 104 km/h në një zonë urbane ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Shpejtësia është regjistruar nga vetura inteligjente e Policisë së Kosovës.

Për këtë shkelje, shoferit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurosh si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Pas verifikimeve shtesë nga zyrtarët policorë, është konstatuar se ai kishte tashmë ndalesë të vozitjes deri më 13 prill 2026. Për këtë arsye, atij i është shqiptuar edhe një gjobë tjetër prej 500 eurosh dhe masë shtesë mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj të tjerë./IndeksOnline/