75 Mall Live Search
12:11 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / H F

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e Stuttgartit

Një qytetar kosovar, i dënuar në Gjermani për një vrasje të vitit 1999, është arrestuar menjëherë pasi ka mbërritur në Aeroportin e Stuttgartit, raportojnë mediat gjermane duke iu referuar agjencisë DPA, transmeton IndeksOnline.

53-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut të Heilbronn me gjithësej 12 vite burg, ndërsa pesë vite më vonë ishte deportuar drejt Kosovës. Sipas mediave, ai kishte udhëtuar në Gjermani këtë fundjavë dhe u arrestua menjëherë pas mbërritjes. Ai u dërgua në Institucionin e Ekzekutimit të Burgut Stuttgart-Stammheim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Një zëdhënës i Policisë Federale sqaroi se gjatë kontrollit në aeroport u konstatua ekzistenca e një urdhri arresti për ekzekutimin e dënimit. Sipas këtij urdhri, i ndjeri duhet të vuajë ende 2.127 ditë burgim. Autoritetet theksuan se, nëse ai nuk do të kishte rikthyer në Gjermani, arrestimi nuk do të kishte ndodhur.