Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Ardjan dhe Florenc Çapjan, vranë babë e bir në vitin 2012
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Ardjan dhe Florenc Çapjan, të dënuar për vrasjen e dyfishtë të Nezir dhe Gentjan Beqirit.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Enton Dhimitri, të cilët rrëzuan rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli dhe Ervis Bardhi, duke miratuar në tërësi vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 15 nëntor 2023.
Më herët, Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan dhe Florenc Çapjan, si dhe Jorgo Lekun, për vrasjen e dyfishtë të babë e bir, Nezir dhe Gentjan Beqiri, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, dënimet ndaj të pandehurve marrin formë të prerë, duke mbyllur përfundimisht një nga proceset më të bujshme gjyqësore të viteve të fundit.

