75 Mall Live Search
17:46 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / F.R

Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për bashkëpunim

Prezantimi i mundësive të reja të investimit, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe identifikimi i fushave konkrete për zgjerimin e aktiviteteve të bizneseve franceze në Kosovë, projektet infrastrukturore dhe mbrojtja e mjedisit, kanë qenë qëllimi i takimit, ku nikoqir i delegacionit të bizneseve franceze, të kryesuar nga ambasadori Olivier Guerot, ishte ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ministria e Mjedisit thotë se mbetet e përkushtuar në krijimin e një klime të favorshme për investime dhe në thellimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Delegacioni i gjerë i bizneseve franceze në Kosovë po qëndrojnë në në kuadër të Ditës së Bizneseve Franceze në Kosovë 2026.